Futboll

FA do të eliminojë goditjet me kokë/futbollistët me demencë


Shumë ish-futbollistë vuajnë nga demenca: Federata Angleze e Futbollit dëshiron t’i japë fund kësaj.

Federata Angleze e Futbollit ka një ide të re për futbollin: kufizimin e goditjeve të topit me kokë. Shkak është bërë konstatimi i një epidemie të demencës senile tek ish futbollistët, tashmë në moshë pleqërie.

Kufizimet e ardhshme do të synojnë posaçërisht seancat stërvitore, ku kryhen më së shumti ushtrimet e goditjeve me kokë –  siç deklarohet nga Charlotte Cowie, përfaqësuesja më e lartë për çështjet mjekësore në Federatën Angleze të Futbollit.

Dr. Cowie shpjegoi për The Telegraf se goditjet me kokë janë “ndër faktorët më të mundshëm të rrezikut” që shkaktojnë sëmundje të tilla si demenca senile tek ish futbollistët.  Një komision i drejtuar nga Premier Liga po punon për protokollin e ri, i cili përfshin FA, PFA, Super Ligës së grave dhe Lidhjen Angleze të Futbollit.

“Ne duam të nxitojmë, por duhet të mbledhim sa më shumë prova të mundshme, përpara se të zbatojmë udhëzimet e reja” – shtoi Cowie – “Ne duhet t’i ndalim trajnerët që i stërvitin lojtarët me goditje me kokë për më shumë se 45 minuta: këto praktika janë të papërshtatshme”.

Daily Mail ka kryer një hetim që nxori në pah se një numër i madh futbollistësh të viteve 1990 u diagnostikuan me demencë (paaftësi për të kujtuar, vështirësi gjuhësore dhe probleme të tjera të lidhura me zgjidhjen e problemeve të përditshme apo aktivitete rutinore) në pleqëri. Ndër ikonat e futbollit anglez që ka vuajtur nga kjo patologji është dhe Sir Bobby Charlton, hero i Kupës së Botës 1966.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore