Momente

F1: WIlliams prezanton “FW43B” në 5 mars


Williams u bë ekipi i pestë në Formula 1 të njoftoj datën e lëshimit të makinës së tyre të re, së cilës pritet t’I hiqen mbulesat më 5 mars.

Vitin e kaluar [2020], Williams garonte me “FW43”, ndërsa këtë vit, versioni i përmirësuar vjen me emrin “FW43B”. Lajmi është njoftuar nga vetë Williams në Twitter.

Pandemia Covid-19 ka prekur buxhetin e çdo ekipi në F1, ndaj, për efekt kursimor, të gjitha ekipet do të hyjnë në garën e sezonit 2021 duke u përshtatur me pjesët e mëparshme – përfshirë këtu dhe shasinë. Në këtë kontekst vjen “FW43B”, me të njëjtin dizajn dhe prerje, në të kundërt me pritshmëritë.

Të gjitha makinat e Williams kanë marrë inicialet e themeluesit Sir Frank Williams. Pasi ja shiti firmës Dorilon Capital në gusht 2020, ai u largua nga ekipi. Investitorët e Drilon Capital kanë preferuar t’ia ruajnë identitetin makinës.

E bija e tij, Claire, e cila ishte Zëvendës Drejtuesja e skuadrës Williams, gjithashtu u largua nga ekipi duke i dhënë fund përfshirjes familjare prej më shumë se gjysmë shekulli.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore