F1

F1 2022 – risi në motorin e Ferrari-t


Ferrari synon një koncept të ri motori për vitin 2022 të Formula 1. Projekti mund të përfshijë një dizajn tërësisht të ri, të paparë ndonjëherë në historinë e sportit.

Një seri defektesh të adresuara nga Federata Ndërkombëtare e Automjeteve (Federation Internationale de l’Automobile/FIA) për skuadrën e Maranello-s, si: rrjedhje karburanti nga serbatori dhe pakic kuaj-fuqie në motor; kanë qenë fjalët kyçe të FIA-s dhe rezultat i sezonit më të dobët për Ferrari-n brenda dekadave me rradhë.

Aktualisht, Ferrari po punon për përditësimin e motorit për vitin 2021 me shpresë që të përgjysmojë deficitin e njësisë së energjisë të Mercedes-it.

Ferrari është gati të rrezikojë në investimin e një motori të ri, i cili nëse do të funksionoj, mund të revolucionarizoj sportin e Formula 1.

Është Wolf Zimmermann, shefi i departamentit të prodhimit të motorit tek Ferrari, të cilit i është caktuar detyra e konceptimit të dizajnit për motorin e gjeneratës së re.

Një ndryshim i mundshëm që pritet të implementohet, është ndarja e kompresorit nga sistemi turbo – ide të cilën Honda ka disa vite që e përdor.

Përtej ndryshimeve të rrafshit filozofik, me ç’duket, Ferrari ka ndërmend ta çoj një hap me tutje gjithë iniciativën: synimi është ta vendosë kompresorin brenda kutisë gjashtë-cilindrike së bashku me një sistem krej të ri ventilimi.

Por ndërkohë që disa brenda Ferrari-t dëshirojnë sistemin e vjetër, njësia bazë e kompanisë është e vendosur të shfrytëzoj në maksimum rregulloren e re që do të vihet në funksion në 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore