Zgjedhjet në Shqipëri

EXIT POLL i Albanian Post: Rezultatet në mandate


Partia Socialiste ka fituar 46.9 për qind të votave, sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”.

E dyta dhe më afër se që pritej del të jetë Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave.

Lidhja Socialiste për Integrim ka dalë më mirë se sa tregohej në sondazhe me 6.9 për qind.

Të gjitha partitë e tjera bashkë kapin vetëm 2.7 për qind të votës totale.

Ndarë në mandate PS-ja ka 71 mandate, PD 63 mandate dhe LSI-ja gjashtë mandate

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore