Lajme

EXIT POLL i Albanian Post: Gjakova shkon në balotazh, Ardian Gjini nuk merr mjaftueshëm vota


Gjakova do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar të Komunës sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe Instituti Source.

Kryetari i deritanishëm i këtij qyteti nga AAK Ardian Gjini, e ka humbur garën në raundin e parë, pasi që ka siguruar 45.9%.

E dyta ka dalë Mimoza Kusari Lila nga Vetëvendosje me 35.1%.

I treti ka dalë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teki Shala me 6.5%.

E katërta në këtë garë ka dalë Arbëresha Kuqi nga Partia Demokratike e Kosovës me 3.5% e katërta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore