Lajme

EXIT Poll, Albanian Post – Një përmbysje e madhe, dhe dy potenciale në Kosovë


Exit Poll i realitzuar nga Albanian Post

Ndonëse Mytaher Haskusa fitoi zgjedhjet komunale në Prizren në vitin 2017, sipas EXIT Poll-it të realizuar nga Albanian Post, tashmë ai rendidet i dyti.

Më i votuari sipas projeksioneve të AP-së del të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Sipas EXIT Poll-it të Albanian Post, Shaqir Totaj, i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar garën zgjedhore në Prizren me 39.4% të votës së përgjithshme.

I dyti, ka dalë kryetari aktual i Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, me 35%.

Sipas të gjitha gjasave, deri në numërimin e fundit të votave, Prizreni shkon në balotazh, me Haskukën si kandidati i dytë, ndërsa Totaj i PDK-së i pari.

Përmbysja e madhe në Mitrovicë

Përmbysja e dytë e projektuar është Komuna e Mitrovicës së Jugut, ku projeksioni i shifrave del të jetë kolosal në krahasim me zgjedhjet e fundit lokale.

Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përmbysur rezultatin në Mitrovicë duke dalë para kryetarit aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri.

Hamza madje, sipas rezultateve të EXIT POLL-it të Albanian Post, fiton pa balotazh me 57.9%.

I dyti është Bahtiri me 32.5%.

Përmbysja potenciale në Gjilan

Ndërsa përmbytja vjetër potenciale dhe mjaft e befasishme është Komuna e Gjilanit, e cila tradicionalisht ka qëndruar nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht kryetarit aktual Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri e ka humbur garën në raundin e parë sipas Exit Poll-it të Albanian Post.

Ai del vetëm i dyti me 41.4%, pasi në vendin e parë është pozicionuar Alban Hyseni me 48%.

Ndërsa, sipas projeksioneve të AP, edhe Prishtina del të jetë befasi, ndonëse jo përmbysje, ku kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, mund të shkon në balozath me kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, përkundër pritjeve të partisë, nuk ka arritur ta fitojë garën qysh në raundin e parë, përkundër se ka dalur i pari.

Vitia ka arritur rezultat prej 44.5% për qind në Prishtinë.

I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore