Lajme

Evropa përpiqet të marrë rolin udhëheqës në rregullimin e përdorimeve të Inteligjencës Artificiale


Qendra për Inovacionin e të Dhënave, një pjesë e organizatës mëmë e cila merr fonde nga Apple dhe Amazon, deklaroi se projekt-legjislacioni ndaloi një “goditje të dëmshme” në planet e Bashkimit Evropian për të qenë një udhëheqës global në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI)).

Si dhe deklaruan se “një shumicë rregullash të reja do të dëmtojë kompanitë e teknologjisë ” duke shpresuar për përtëritje.

Në veçanti, u mor me ndalimin e AI-së që “manipulon” sjelljet e njerëzve dhe me ngarkesën rregullatore për sistemet që paraqiten “me rrezik të lartë”. Të tilla si mbikëqyrja e detyrueshme njerëzore dhe prova e sigurisë dhe efikasitetit.

Përkundër këtyre kritikave, BE-ja është e shqetësuar se nëse nuk vepron tani për të vendosur rregulla rreth AI-së, ajo do të lejojë ngritjen globale të teknologjive që janë në kundërshtim me vlerat Evropiane.

“Kinezët kanë qenë shumë aktivë në aplikacionet që i shqetësojnë Evropianët. Këto eksportohen në mënyrë aktive, veçanërisht për qëllime të zbatimit të ligjit dhe ka shumë kërkesa për këtë midis qeverive joliberale”, tha një zyrtar.

“BE-ja është shumë e shqetësuar se duhet të bëjë pjesën e saj për të ndaluar miratimin global të këtyre vendosjeve që komprometojnë të drejtat themelore, kështu që ka padyshim një garë për vlerat”.

Petra Molnar, drejtor i asociuar në Universitetin York në Kanada, tha se projektligji përqendrohet më shumë në vlerat njerëzore sesa propozimet e hershme të SHBA-së dhe Kanadasë.

“Ka shumë lëvizje dore rreth etikës dhe AI në SHBA dhe Kanada, por [propozimet] janë më të cekëta.”

Në fund të fundit, BE-ja po vë bast për faktin se zhvillimi dhe komercializimi i AI-së do të drejtohet nga besimi i publikut.

“Nëse mund të kemi një AI të rregulluar më mirë që konsumatorët i besojnë, kjo krijon gjithashtu një mundësi tregu, sepse do të jetë një burim i avantazhit konkurrues për sistemet evropiane [pasi] ato konsiderohen të besueshme dhe me cilësi të lartë “, tha Bradford i Universitetit të Kolumbisë.

“Ju nuk garoni vetëm me çmimin”, e mbylli ai.

Përshtatur nga Financial Times për Albanian Post!

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore