Lajme

“Evropa nuk mund t’i mirëpresë më paratë e Kremlinit”


“Evropa nuk mund t’i mirëpresë më paratë e Kremlinit dhe të pretendojë se ato nuk janë të lidhura”.

Kështu është shprehur presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, duke shprehur kështu qëndrimin e saj përkrah Ukrainës.

“Super jahtet e tyre nuk do të gjejnë port në Evropën tonë”, theksoi ajo duke iu referuar oligarkëve rusë.

Gjithashtu ajo shtoi se ata, “nuk mund t’u shesim më pasaporta miqve të Putin-it”.

Ajo e përmbylli me mesazhin se duhet qëndruar me ukrainasit, duke dënuar kështu edhe njëherë sulmet ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës në Ukrainë.

https://twitter.com/ep_president/status/1499416496019320842?s=24

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së tetë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore