Shqipëria

‘Evropa është këtu’, Soreca prezanton nismën


“Do të jemi në rrugë për tre javë, duke ndaluar çdo ditë në bashki të ndryshme. Pjesën më të madhe prej tyre, e vizitojmë për herë të parë”.

Kjo është nisma e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, e quajtur “Europe is here” (Evropa është këtu).

“Do të keni mundësi të shihni autobusin tonë në këtë tur”, shton Soreca në një postim në Twitter. “Ekipi evropian do të arrijë tek ju, kudo të jeni. Në çdo qytet ose fshat tuajin. Në fusha e në male”.

Nisma e BE-së, do të marrë jetë pikërisht më 9 maj – ditën e Evropës.

Himni shqiptar dhe fjalimi i ambasadorit, do të nisin këtë fushatë nga kryeqendra veriore e Shqipërisë, Shkodra.

I shoqëruar nga orkestra e shkollës artistike Prenk Jakova, Soreca do të çelë zyrtarisht nismën e ndërmarrë të prezencës evropiane në vend tonë.

“Në tre javët e ardhshme, duam t’ju dëgjojmë dhe të ndërveprojmë me ju. Bashkohuni me ne. Ekipi evropian në Shqipëri!”, përmbyll Soreca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore