Stil

Evi Reçi: Tërmetin në Shqipëri e kujtoj si një “ëndërr të keqe”, më bëri të reflektoj mbi jetën


Evi Reçi - Artiste

Tërmeti që ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019 në Shqipëri, la të vdekur shumë persona, familjarët e të cilëve, edhe sot ballafaqohen me vuajtën e ikjes së më të dashurve të tyre – përfshirë këngëtaren dhe prezantuesen televizive, Evi Reçin.

Në tërmetin famëkeq, Evi, kishte humbur familjen e xhaxhait të saj, ndërsa si e ftuar në një emision televiziv, ngjarjen e ka rrëfyer duke lotuar dhe duke e kujtuar kushërirën e saj, Kristin, me të cilën ishte shumë e lidhur emocionalisht.

Evi Reçi.

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat, është njëra prej anëtarëve të familjes që humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit”.

“Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për të më takuar. Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e parë”, ka thënë Reçi në një intervistë për emisionin “Explus”.

Ylli i hitit “Zhdukem ngadalë”, ka thënë se tërmetin e kujton “si një ëndër të keqe”, ndërsa ka shtuar se kjo ngjarje tragjike e ka bërë këngëtaren të reflektojë mbi jetën.

“Ka qenë një ikje e padrejtë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe, që nuk arrijë akoma si ndodhi dhe pse ndodhi”, ka thënë ajo.

“Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova që mund të ikin shumë të rinj njerëzit, nuk ikin me radhë. Nga kjo kuptova se nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta”, ka shtuar Evi.

Nga tërmeti në Shqipëri jetën e humbën 51 persona, ndërsa mijëra të tjerë u lënduan. Ngjarja u shoqërua me dëme të mëdha materiale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore