Sport

Zyrtare/ Everton dhe Benitez arrijnë marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit


Everton dhe Rafael Benitez kanë arritur gjatë ditës së sotme marrëveshjen për të ndërprerë bashkëpunimin.

Rezultat e dobta që e kanë lënë Everton-in në luftë për mbijetesë, kanë ngritur pakënaqësi të mëdha në klubin nga Liverpool.

Të shtunën, skuadra e drejtuar nga trajneri fitues i Champions League në vitin 2005, Rafa Benitez, pësoi edhe nga Norwich City, skuadra e vendit të fundit në tabelë.

Pas kësaj humbje, tifozët e Everton u “revoltuan” kundër Benitez, dhe rruga, ashtu siç pritej, erdhi në fund.

Sot, klubi dhe trajneri kanë arritur një marrëveshje, që të ndërprejnë bashkëpunimin.

Pra, pasi të nënshkruhet gjithçka, Benitez nuk do të jetë më pjesë e Everton-it.

Vendin e tij në stolin e Everton do ta marrë zëvendës trajneri, Duncan Ferguson, derisa klubi të gjejë një zëvendësim me kohë të plotë.

Ferguson kishte marrë detyrën e trajnerit te Everton edhe në vitin 2019, pas shkarkimit të portugezit Marcos Silva.

Everton pritet të emërojë si trajnerin e ardhshëm djalin e ish-trajnerit Carlo Ancelotti, Davide.

Davide Ancelotti aktualisht është zv. Trajner në radhët e Real Madrid-it, por eksperienca e fituar nga i ati duket se do ja dhurojë stolin e një ndër skuadrave më të vjetra në ishull.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore