Sport

Eventet sportive që janë shtyrë për funeralin e Prince Philip-it


Premier League, Championship, Rugby Premiership, Formula 1 dhe British Horseracing të gjitha kanë ndryshuar orarin e eventeve të tyre si shenjë respekti për funeralin e të ndjerit, Prince Philip-i.

Duka i Edinburgh-it ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare të premten e 9 prillit, dhe funerali i tij do të mbahet në kishën e St. George-it në Windsor, të shtunën më 17 prill, me fillim në orën 16:00 (15:00 me orën lokale).

Një minut heshtje nacionale do të mbahet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në orën 16:00.

FILE – In this file photo dated Friday, April 9, 2021, a tribute to Britain’s Prince Philip is projected onto a large screen at Piccadilly Circus in central London. Buckingham Palace officials say Prince Philip, the husband of Queen Elizabeth II, has died, aged 99. Prince Philip who died Friday April 9, 2021, aged 99, lived through a tumultuous century of war and upheavals, but he helped forge a period of stability for the British monarchy under his wife, Queen Elizabeth II. (AP Photo/Matt Dunham, FILE)

Asociacioni i futbollit në Angli ka rekomanduar që asnjë ndeshje të mos luhet nga ora 15:45 deri në orën 17:15.

Një minut heshtje do mbahet para çdo sfide, dhe çdo futbollist do të mbaj shiritin e zi në krah.

Të gjitha flamurat në Wembley dhe St. George Park do të jenë në gjysëmshtizë.

Në Premier League, ndeshja e planifikuar të filloj në orën 16:00, Wolves – Southampton, do të filloj në orën 21:15.

32 ndeshjet e caktuara për orën 16:00 në Championship, League one dhe League Tëo, do të fillojnë ose në 12:30, ose në 18:30.

Klubet po shikojnë mundësitë e orareve ndryshe, me ditën e dielë që është një mundësi po ashtu.

Gjysmëfinalja e FA Cup, Chelsea – Manchester City do të luhet në orarin e parashikuar, 18:30.

Po ashtu, ndeshja e FA Cup në kategorinë e femrave, Aston Villa – Manchester City, do të filloj në orën 13:00.

Edhe katër ndeshje tjera të Premier League-s irlandeze kanë ndryshuar orar.

Formula 1 ka ndryshuar orarin e provave zyrtare, nga 15:00, në 14:00.

Autoriteti për garat me kuaj në Anglia po ashtu ka zyrtarizuar që nuk do të ketë asnjë garë nga ora 15:45 deri në 17:15.

Përveç këtyre, janë shtyrë edhe ndeshjet e Rugby-t, disa ndeshje të tenisit dhe disa të kriketit.

“Në respekt të një njeriu që dha shumë për Mbretërinë e Bashkuar, shtyrja e eventve është më e pakta që mund të bëjmë”, kanë shkruar të gjitha autoritetet e këtyrë sporteve.

Players stand in silence in memory of Prince Philip, following the announcement of his death at the age of 99, before the English Premier League soccer match between West Bromwich Albion and Southampton at The Hawthorns in West Bromwich, England, Monday April 12, 2021. (Michael Steele/Pool via AP)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore