Muzikë

Eurovizioni i 65-të, ja ku renditet Shqipëria


Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka njoftuar rendin e paraqitjes së vendeve, që do të shfaqen përkatësisht në gjysmëfinalet “A” dhe “B” të Eurovizion-it të 65-të.

Pozicionimi i Shqipërisë në skenën e Ahoy Arena në Roterdam, do të jetë vendi i 11-të, në gjysmëfinalen e dytë.

Më poshtë vijon renditja e gjysmëfinalen së parë, të martën, 18 maj 2021:

1. Lituania
2. Sllovenia
3. Rusia
4. Suedia
5. Australia
6. Maqedonia Veriore
7. Irlanda
8. Qipro
9. Norvegjia
10. Kroacia
11. Belgjika
12. Izraeli
13. Rumania
14. Azerbajxhani
15. Ukraina

Festivali Evropian i Këngës, i njohur shkurt si “Eurovizioni”, është një konkurrim ndërkombëtar muzikor evropian. Ai zhvillohet çdo vit, që nga 1956-ta.

Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vende jashtë Evropës, si Australia, Izraeli, Turqia dhe Maroku.

Për këtë qëllim, çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të prezantojë një këngë në këtë festival muzikor.

Ky konkurs ndërkombëtar, i cili përbëhet nga gjysmëfinalja dhe finalja, sipas rregullores, mbahet në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm.

Spektakli ndahet në dy pjesë, në atë të prezantimit të finalistëve që zgjat rreth dy orë dhe në atë të dhënies së pikëve.

Çdo Radio Televizion Shtetëror, anëtar i “EBU”-së, prezanton veten me një këngë, duke vlerësuar dhe votuar për këngët e vendeve të tjera, ashtu siç bëhet gjatë përcaktimit të këngës popullore në konkursin e saj.

Procedurë e ngjashme përzgjedhjeje këngësh përfaqësuese ndiqet edhe brenda shteteve pjesëmarrëse, detyra e të cilave është që të zgjedhë një këngëtar dhe një këngë që të përfaqësojë vendin përkatës në konkursin ndërkombëtar.

“Eurovizioni” transmetohet nëpërmjet rrjetit televiziv evropian çdo vit, që nga themelimi i tij më 1956.

Ai është një nga programet më jetëgjatë në botë.

Gjithashtu ky program i transmetuar është edhe programi më i shikuar televiziv në botë, që nuk ka të bëjë me sportin.

Sipas llogaritjeve të shikueshmërisë të viteve të fundit, shifrat sillen ndërmjet 100 dhe 600 milionë shikues.

Eurovisioni transmetohet gjithashtu edhe jashtë Evropës, në vende të tilla si: Argjentinë, Brazil, Kanada, Kinë, Egjipt, Indi, Japoni, Jordani, Meksikë, Zelandë e Re, Filipine, Kore e Jugut, Tajvan, Tailandë dhe Uruguai.

Pavarësisht se këto shtete nuk konkurrojnë, Eurovizioni ndiqet prej tyre si ngjarje kulturore evropiane. Prej vitit 2000, ky konkurs ka filluar të transmetohet edhe nëpërmjet internetit.

Në këtë medie të re, festivalin e vitit 2006, e kanë ndjekur më shumë se 74.000 njerëz në gati 140 vende të globit.

Edhe pse festivali filloi të mbahej në vitin 1956, ndër ne, shumicën e shqiptarëve u bë më i njohur nëpërmjet “Akordeve të Kosovës”, nëpërmjet të cilave Radio Televizioni i Prishtinës, si anëtar i rrjetit televiziv jugosllav, merrte pjesë në përzgjedhjen e përfaqësuese së Jugosllavisë që nga viti 1961.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore