Muzikë

Eurovision publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje kombëtare


Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, që të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, ka realizuar një foto sesion me veshje kombëtare shqiptare.

Këto imazhe ku Peristeri ka pozuar me veshje tradicionale, përmes të cilave ka dashur të transmetojë kulturën dhe origjinën shqiptare janë ri-publikuar nga faqja zyrtare e Eurovision-it.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

“Shikoni këto imazhe mahnitëse të Anxhela Peristeri-it, ndërsa ajo promovon shqiptarët nëpër gjithë botën” shkruan faqja e Eurovision-it në Instagram.

Postimi i bërë enkas për Anxhela Peristerin ka arritur të marr shumë komente nga e tërë bota, shumica prej së cilave ishin pozitive dhe përkrahëse.

Ndërsa, “Karma” është kënga që fitoi Festivalin e RTSH-së dhjetorin e kaluar, e cila do ta prezantoj Shqipërinë në festivalin më të famshëm evropian.

Finalja e edicionit të sivjetshëm të Eurovision-it do të mbahet në Roterdam të Hollandës me datën 22 maj.

Ndryshe, ishte Jonida Maliqi, këngëtarja e fundit që e përfaqësoj Shqipërinë në skenën e Eurovision-it.

Jonida me këngën “Ktheju tokës” arriti të sigurojë kualifikimin për në finale, dhe me gjithsej 90 poenë të mbledhur, Maliqi përfundoi në vendin e 17-të.

Kujtojmë se edicioni i festivalit evropian të vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë, kurse këngëtarja e përzgjedhur për ta prezantuar Shqipërinë ishte Arilena Ara.

Kënga “Fall from the sky” nga Arilena Ara ishte ndër më të klikuarat në kanalin zyrtar të Eurovision-it në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore