Përballje

Europa Leauge/ Spektakël golash në fitoren e Leicester


Leicester City ka mposhtur skuadrën e Spartak Moskës me rezultat 3:4, në kuadër të xhiros së tretë të grupeve në Ligën e Evropës.

Protagonist kryesor i kësaj ndeshje ishte futbollisti Patson Daka, i cili i shënoi katër gola për skuadrën angleze.

Vendasit nga kryeqyteti i Rusisë e nisën ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, ku në minutën e 11-të realizoi Alexander Sobolev dhe në të 44-tën shënoi Jordan Larsson.

Në momentet e fundit të pjesës së parë, Daka ngushtoi epërsinë, për rezultatin e pjesës së parë në 1:2.

Me të filluar pjesa e dytë, Daka përmbysi epërsinë e Spartak-ut, duke shënuar dy gola në minutat 48 dhe 54.

Futbollisti nga Zambia ishte i pandalshëm dhe në minutën e 79-të shënoi golin e tij të katërt dhe njëkohësisht të katërtin për ekipin e tij.

Rusët më pas provuan të rikthehen në lojë në pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me golin e realizuar nga Alexander Sobolev, por ky doli të jetë vetëm për shifrat përfundimtare në 3:4.

Me këtë fitore, Leicester ngjitet në vendin e dytë të Grupit C, me katër pikë të grumbulluara, ndërsa Spartak ka një pikë më pak në vendin e tretë.

Momentalisht grupit i prinë Legia me gjashtë pikë, kurse befasuese është pozita e fundit nga Napoli, me vetëm një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore