Përballje

Europa Leauge/ Lazio eliminohet nga Porto, vazhdojnë tutje Atalanta, Sevilla dhe Leipzig


Kanë përfunduar katër ndeshjet e kthimit në fazën e 1/16-ve të finales në Ligën e Evropës.

Lazio është eliminuar nga kjo garë, pasi që nuk shkoi më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen e dytë ndaj Porto-s, rezultat ky i cili i jep kualifikimin këtyre të fundit, pasi që fituan ndeshjen e parë me shifrat 2:1.

Ndeshjen e nisën mirë italianët, të cilët kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 19-të.

Por, reagimi i mysafirëve erdhi shumë shpejtë, kur në minutën e 31-të, Mehdi Taremi barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Italianët provuan të rikthehen në lojë, por ata pësuan edhe golin e dytë, i cili erdhi në minutën e 68-të nga Mateus Uribe.

Lazio provoi shumë dhe golin e barazimit e gjetën në minutën e pestë shtesë nga Danilo Cataldi, por ky gol doli të jetë i vonshëm nga ta.

Kështu, Lazio eliminohet nga Liga e Evropës, derisa garën tutje do ta vazhdojnë italianët tjerë, Atalanta, të cilët mposhtën edhe në ndeshjen e dytë Olympiacos-in në Greqi, me rezultat 0:3.

Danezi, Joakim Maehle hapi serinë e golave në minutën e 40-të, derisa dy të tjerët u realizuan nga ukrainasi, Ruslan Malinovsky në minutat 67 dhe 69, për të vendosur rezultatin përfundimtar pas dy ndeshjeve 1:5.

Kualifikimin për në fazën tjetër, e siguroi edhe Sevilla, por me shumë mund.

Andaluzianët u mposhtën në ndeshjen e dytë nga Dinamo Zagreb në udhëtim me rezultat 1:0, por falë fitores në ndeshjen e parë me shifrat 3:1, arritën të sigurojnë kalimin tutje në fazën e 1/8-ve.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 65-të, kur Mislav Orsic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa, edhe gjermanët e Leipzig arritën të kualifikohen tutje, të cilët në ndeshjen e kthimit mposhtën Real Sodiedad-in në udhëtim, me shifrat 1:3, derisa takimi i parë i zhvilluar në Gjermani, kishte përfunduar në barazim 2:2.

Willi Orban kaloi në epërsi Leipzig-un pesë minuta para se të përfundonte pjesa e parë, derisa Andre Silva dyfishoi shifrat në minutën e 59-të.

Vendasit ngushtuan rezultatin në minutën e 67-të me anë të Martin Zubimendi, por gjermanët shënuan golin e sigurisë në minutën e fundit të ndeshjes, me anë të Emil Forsberg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore