Përballje

Europa Leauge, katër nga gjashtë sfidat përfundojnë në barazim


Kanë përfunduar ndeshjet e orës 18:45 të xhiros së tretë të grupeve në Ligën e Evropës, ku katër prej gjashtë sa ishin gjithsej, përfunduan në barazim.

Kështu, Lazio dhe Marselle ndanë pikët duke barazuar pa gola në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Olympico” të Romës.

Pas kësaj pike të marrë, Lazio ngjitet në vendin e dytë me katër pikë të grumbulluara, ndërsa Marselle pozicionohet një vend më poshtë me tri pikë.

Barazimi tjetër i këtyre ndeshjeve, ishte ai mes Real Betis dhe Bayer Leverkusen, i cili përfundoi me rezultat 1:1.

Pjesa e parë në këtë takim nuk prodhoi asnjë gol, por në të dytën vendasit fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 75-të, përmes Iglesias, ndërsa mysafirët barazuan rezultatin shtatë minuta më von, me anë të Andrich.

Ky barazim iu shkon për shtat të dyja ekipeve, pasi që pozicionohen në krye të tabelës me nga shtatë pikë.

Edhe në duelin e Grupit D, Fenerbahce dhe Antwrp ndanë pikët duke barazuar me rezultat 2:2.

Mysafirët nga Belgjika kaluan të parët ne epërsi në minutën e dytë me golin e shënuar nga Samatta, pastaj vendasit rikthyen avantazhin që në pjesën e parë me anë të futbollistit Valencia.

Në Pjesën e dytë blegët barazuan rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund, për pikën e parë të skuadrës së Antwrp që pozicionohet e fundit në këtë grup, kurse Fenerbahce gjendet një vend më lartë, me një pikë më shum.

Befasuese ishte humbja e Dinamo Zagreb, të cilët u mposhtën me rezultat 2:1 në udhëtim te Rapid Viena.

Të tre golat e kësaj sfide u realizuan në pjesën e parë, derisa në të dytën pavarësisht përpjekjeve të shumta nga ana e kroatëve për ta barazuar rezultatin, rrjetat nuk u prekën më.

Në ndeshjet tjera, Midjylland barazoi 1:1 me Crvena Zvezda-n dhe Braga fitoi si mysafir i Ludogorets.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore