Përballje

Europa Leauge/ E enjtja vjen me pesë përballje interesante


Liga e Evropës vazhdon sonte (e enjte) me ndeshjet e para të fazës së 1/8-ve të finales, ku do të kemi pesë duele tjera interesante.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Barcelonës dhe Galatasaray-t, e cila do të zhvillohet në “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00.

Barcelona vjen në këtë ndeshje pas një forme shumë të mirë, të cilët nuk kanë pësuar humbje në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ndërsa Galatasaray nuk po kalon formë aq të mirë, të cilët vijnë pas humbjes ndaj Konyaspor-it.

Ndeshje tejet interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, aty ku rekordmenët e kësaj gare, do të ballafaqohen me skuadrën angleze, Ëest Ham United.

Edhe kjo pritet një ndeshje me shumë interesim, pasi që Sevilla është klubi që ka fituar më së shumti tituj në Ligën e Evropës (gjashtë herë), derisa kundërshtarët e tyre po kalojnë në formë shumë të mirë në Premier Ligën angleze.

Duel tjetër interesant i kësaj faze do të zhvillohet edhe në Bergamo të Italisë, aty ku Atalanta do të presë skuadrën e Bayer Leverkusen-it.

Atalanta vjen në këtë ndeshje pas humbjes së fundit në Serie A ndaj Romës, derisa Leverkusen mori një barazim 1:1 në udhëtim te Bayern Munich.

Ndërkohë, në dy duelet tjera, Braga e Portugalisë do ta presë Monacon, ndërsa skocezët që eliminuan Dortmund-in, do të ballafaqohen me serbët e Yllit të Kuq.

Kujtojmë që dy duele tjera të kësaj faze janë zhvilluar në mbrëmjen e kaluar, ku Eintracht Frankfurt shënoi fitore në udhëtim te Real Betis-i me rezultat 1:2, ndërsa Lyon-i fitoi në udhëtim te Porto me shifrat 0:1.

Ndërsa ndeshja mes Leipzig-ut dhe Spartak Moskës nuk do të zhvillohet fare, pasi që UEFA ka suspenduar nga gara klubin rus (sanksionet e UEFA-s ndaj Rusisë), me Leipzig që do të vazhdojë tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore