Përballje

Europa League/ Luhet për raundin e të 16-ve


Sonte mbyllet faza play-off në kuadër të Europa League, me kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Evropë që për herë të parë po i nënshtrohet këtij formati.

Ndeshja më e rëndësishmë e natës, është ajo mes Napoli-t dhe Barcelonës.

Dy skuadrat përballen në Itali pas barazimit 1-1 në Spanjë, me të gjitha letrat hapur për të tentuar kualifikimin në fazën tjetër.

Përveç kësaj ndeshje, në orën 21:00 zhvillohen edhe tri ndeshje tjera që do përcaktojnë tri skuadra tjera.

Një tjetër skuadër spanjollë zbret në fushë, dhe ajo është Real Betis.

Betis, që po kalon një ndër sezonet më të mira të shekullit të fundit në Spanjë – po kërkon që ta bëj edhe në Evropë.

Skuadra andaluze, sonte pret në “Benito Villamarin” skuadrën ruse të Zenit.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 3-2 në favor të Real Betis, dhe spanjollët e ndjejnë kualifikimin nga afër – me atë se çfarë kanë arritur në Rusi.

Ndeshja tjetër është ajo mes portugezëve të Braga-s dhe befasisë moldave të Sheriff Tiraspol.

Braga do ta ketë shumë të vështirë në këtë takim, pas humbjes që pësuan 2-0 në Moldavi.

Sheriff po kalon formën më të mirë në histori të klubit – dhe sonte kërkon që të rishkruajë historinë me kualifikimin tutje.

Ndeshja e fundit që zhvillohet me fillim në orën 21:00, është ajo në Skoci mes Rangers dhe Dortmund.

Kjo ndeshje ishte edhe befasia më e madhe e këtij raundi.

Fitorja 2-4 e Rangers në Skoci, vështirëson jashtëzakonisht shumë punën e Dortmund, që sonte duhet të jap maksimumin për të kërkuar avancimin në raundin tjetër.

Më herët, me fillim në orën 18:45, luhen edhe katër ndeshje tjera.

Dinamo Zagreb e pret në Kroaci Sevilla-n, në tentativë së të “pamundurës”.

Fitorja 3-1 e skuadrës më të triumfueshme në histori të Europa League, e bën shumë të vështirë punën për kroatët.

Lazio dhe Porto në anën tjetër mbetet ndeshja më e hapur.

Fitorja 2-1 e Porto-s në Portugali, lë gjithçka të hapur në ndeshjen e dytë – me të dy skuadrat që ende kanë mundësitë e tyre nga ky raund.

E njëjta histori është edhe në ndeshjen Olympiacos – Atalanta.

Fitorja 2-1 e italianëve në Bergamo, nuk mbyll asgjë dhe lë gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme.

Dhe e fundit është Real Sociedad – RB Leipzig.

Gjithçka do të vendoset sonte në qytetin bask, pas barazimit 2-2 në Gjermani.

Me këto tetë ndeshje, kompletohet edhe zyrtarisht raundi i të 16-avë në Europa League, shorti i të cilit do të hidhet nesër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore