Sport

Euroleague bashkohet me Facebook-un për të transmetuar ndeshjet në SHBA


Euroleague e basketbollit është bashkuar me Facebook-un për të transmetuar ndeshjet në SHBA. Marrëveshja synon të zgjerojë shtrirjen globale dhe përfitimin e audiencës së re të Euroleague-s.

Amerikanët do të kenë mundësi të ndjekin përballjet në Euroleague falë Facebook-ut. Ata do të blejnë paketën e ndeshjeve me një pagesë të vetme.

Marrëveshja vjen menjëherë pas shkarkimit të Jordi Bertomeu-t nga posti i drejtorit ekzekutiv të Euroleague-s. Ai do të lirohet nga detyra pas gati 22 vitesh.

Liga kryesore e basketbollit në Evropë ka njohur rritje të audiencës kohët e fundit dhe synon që ta rrisë akoma dhe më shumë. Vitin e kaluar në sezonin e rregullt ajo u rrit midis 70-79%, ndërsa në ndeshjet e drejtpërdrejta të play-off pati rritje me 50%.

Në mediat sociale pati rritje me 51%, shikimi i videove u rrit me 39% dhe Final Four u rrit midis 82-99%.

Por, Euroleague nuk është shoqata apo organizata e parë sportive që lidhet me Facebook-un. Klubi nga Premier League, Wolverhampton-in është gjithshtu pjesë e platformës me pagesë të Facebook-ut. Edhe Serie A dhe Serie B në Brazil janë pjesë e saj.

Në vitin 2018, Facebook mori ekskluzivitetin për të transmetuar falas 32 ndeshje të Champions League në Ameriken Latine dhe ndeshjet e La Liga-s në sezonin 2019/20 dhe 2020/21 në Indi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore