Lajme

Eurodeputetët: Mbroni aktivistët e mjedisit, sinjal pro ruajtjes së Vjosës


Anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme i bëjnë thirrje BE-së që fillimisht të mbështesë fuqimisht mbrojtësit e të drejtave të mjedisit. Në radhë të dytë, përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe të dënojë të gjitha sulmet kundër këtyre aktivistëve.

Raporti që pritet të zbardhet për mediat nga çasti në çast, u miratua ndërkaq me 53 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime.

Të enjten (rezultatet u shpallën sot), Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi një raport që vlerëson situatën e mbrojtësve të mjedisit në të gjithë botën, përfshirë dhe lumin e Vjosës.

Në këtë raport rekomandohet se çfarë mund të bëjë BE-ja dhe vendet e treta për të ndihmuar dhe mbrojtur më mirë këta aktivistë të të drejtave të njeriut nga raprezaljet.

Teksti vë në dukje se ndikimin e ndryshimit të klimës në degradimin e vazhdueshëm mjedisor të burimeve të ujërave të ëmbla. Ekosistemet dhe mjetet e jetesës së komuniteteve po parandalohen tashmë nga manifestimi i të drejtave të tyre njerëzore.

Këtu përfshihen të drejtat për jetën, sigurinë ushqimore, ujin e sigurt të pijshëm dhe kanalizimet, shëndetin, strehimin, punën dhe zhvillimin, në shumë pjesë të botës.

Ai gjithashtu thekson situatën shumë të pasigurt për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në vijën e parë të veprimit për mbrojtjen e klimës.

Ata po punojnë për të shpëtuar komunitetet e tyre lokale, ndërsa përballen me abuzime, kërcënime, dhunë dhe vrasje në shumë zona të izoluara rurale.

Ata i bëjnë thirrje BE-së që të mbështesë qeverisjen e qëndrueshme dhe të përgjegjshme të korporatave si një element i rëndësishëm i Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Teksti gjithashtu nxit të gjitha vendet e BE-së të zbatojnë masa të efektshme rregullatore për të identifikuar, vlerësuar, parandaluar, zbutur dhe monitoruar abuzime të mundshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore