Biznes

Euro digjitale mund të zbrazë depozitat bankare me 8%


Krijimi i euros digjitale mund të zbrazë depozitat bankare në të gjithë Bashkimin Evropian me 8%. Kështu është raportuar pas një studimi të bërë nga Banka Amerikane e Investimeve “Morgan Stanley” cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Banka e bazoi vlerësimin e saj në një skenar, sipas të cilit të gjithë qytetarët në rajonin e euros nga mosha mbi 15 vjeç transferojnë 3 mijë euro në një portofol digjital të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Morgan Stanley thotë në raport se ky është një “rast rënie” (bear), duke përdorur 3 mijë euro si shumë, pasi është përcaktuar nga politikëbërësit e BQE-së si një tavan teorik që mund të ruhet nga qytetarët.

“Kjo mund të zvogëlojë teorikisht depozitat totale të zonës euro, të përcaktuara si depozita të familjeve dhe korporatave jofinanciare, me 873 miliardë euro, ose 8%”, shkruhet në raportin e bankës amerikane.

Vendet më të vogla të eurozonës, të tilla si: Greqia, Letonia, Lituania dhe Estonia, do të goditen më së shumti. Në këto vende, konvertimi i 3 mijë euro do të ishte ekuivalente me 22%  51% të depozitave të familjeve dhe 17% deri 30% të depozitave totale.

Ashtu si shumica e bankave kryesore qendrore, BQE po studion implikimet e një monedhe digjitale të bankës qendrore, edhe pse mund të rrezikohen depozitat bankare, të theksuara shpesh si një nga kurthet e mundshme.

Nëse konsumatorët zgjedhin të përdorin një euro digjitale për shpenzimet e përditshme, depozitat e varfra bankare do të pengonin aftësinë e bankave për të dhënë para në këmbim të huave, hipotekave, etj.

Presidentja e BQE, Christine Lagarde, deklaroi në mars se një euro digjitale ka të ngjarë të përdoret brenda katër vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore