Euro 2020

Euro 2020, ndikimi financiar në qytetin e Seviljas është marramendës


Sevilja ka qenë një nga 11 qytetet pritesë të Euro 2020. Stadiumi “La Cartuja” ka pritur rreth 16 mijë spektatorë për ndeshje, por më shumë se hapja e stadiumit ka ndikuar pjesëmarrja e tyre edhe jashtë tij.

Ministri i Arsimit dhe Sportit i Andaluzisë, Javier Imbroda, ka vlerësuar se gara e Kampionatit Evropian ka sjellë në Sevilje rreth 73 milionë euro, duke u referuar edhe në të dhënat e UEFA, ku një tifoz mesatarisht qëndron tre ditë dhe shpenzon rreth 380 euro në ditë.

Në total, ndikimi ekonomik arrin deri në 215 milionë euro, nga të cilat 73 milionë euro janë përfitime direkte dhe 142 milionë euro indirekte, nga media dhe transmetimi i ndeshjeve.

Gjithashtu, sipas Ministrit Imbroda, Euro 2020 ka ndikuar edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, në mbështetje të bizneseve lokale dhe në sektorët e transportit dhe akomodimit.

Sevilja priti ndeshjet e Spanjës përballë Polonisë, Suedisë dhe Sllovakisë, si dhe përballjen mes Belgjikës dhe Portugalisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore