Euro 2020

Euro 2016/ Momentet kur Franca “u pushtua” nga shqiptarët


Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës

Viti 2016 ishte historik për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Kualifikimi i Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian ishte një nga momentet më historike për Shqipërinë.

Kombëtarja shqiptare u eliminua nga grupet e “Euro 2016”, pasi humbën dy ndeshje dhe fituan një.

Megjithatë, tifozët shqiptarë lanë gjurmë anë e mbanë Evropës, me mbështetjen që bënë për kuqezinjtë.

Gjithçka filloi në momentin kur sulmuesi Armando Sadiku shënoi për t’i siguruar fitoren ndaj Armenisë në ndeshjen vendimtare të kualifikimit  historik, në Kampionatin Evropian.

Ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian u luajt në Lens të Francës, mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo u mbyll me rezultatin 1:0, në favor të zviceranëve.

I gjithë qyteti i Lensit ishte i mbuluar me tifozë shqiptarë, të cilën nuk u ndalën së mbështeturi kombëtaren edhe pas humbjes.

Një nga momentet më të bukura ishte kur tifozët shqiptarë shpalosën flamurin kuqezi në ndeshjen kundër Zvicrës.

Pas disa ditësh u luajt edhe ndeshja e dytë përballë Francës, të cilën Shqipëria e humbi me rezultatin 2:0.

Tifozët shqiptarë nuk dëshpëruan përsëri kombëtaren kuqezi, pasi i gjithë Marsei, u mbush me tifozët e përfaqësueses.

Shqiptarët ishin të bashkuar nga çdo anë e botës dhe i bashkonte vetëm një gjë: të mbështesnin skuadrën kombëtaren kuqezi në futboll.

Në qytetin e Marseille, tifozët kuqezi kishin lëshuar himnin shqiptar, derisa po shpalosnin një flamur gjigant të shqiponjës dykrenare.

Ndeshja e dytë përballë Francës përfundoi me rezultat 2:0, për këta të fundit.

Stadiumi ishte i tejmbushur me francezë, pasi ata qenë organizatorët e Euro 2016, por as kjo nuk i ndali tifozët kuqezi, të cilët i lanë në hije tifozët francezë, teksa brohoritën gjithë kohës për kombëtaren shqiptare.

Shpresat e kualifikimit për Shqipërinë ishin shuar pas dy humbjeve kundër Zvicrës dhe Francës.

Por, kjo nuk i ndali tifozët të mbështesnin ekipin kuqezi edhe në ndeshjen e fundit përballë Rumanisë.

Ishte kjo ndeshja, e cila solli emocionet më të mëdha, pasi sulmuesi Armando Sadiku arriti të shënonte golin e parë për Shqipërinë në një kampionat evropian, moment që është shkruar në historinë shqiptare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore