Lajme

Eurdeputeti Mandl letër kryeministrit grek: Është koha që Greqia ta njohë Kosovën


Eurodeputeti Lukas Mandl.

Eurodeputeti Lukas Mandl, i është drejtuar kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me kërkesën që ky shtet ta njoh Kosovën.

“Njohja e shtetit më të ri në Evropë, Republikës së Kosovës. Siç e dini, Greqia është në mesin e pak shteteve anëtare që ende s’e ka njohur. Kosova është frenuar në zhvillim, në rajon për shkak të shtetit serb dhe në botë për shkak të shtetit rus”, ka thënë në letër Mandl.

Ai, në letrën drejtuar liderit grek ka thënë se perderisa Bashkimi Evropian është i bashkuar në sanksionet ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, është diçka që në bllokun evropian i mungon uniteti.

“Është e qartë se lidershipi rus ka pasur qëllime të ndajë Evropë, shtetet, institucionet e shoqërinë për shumë vjet. Për momentin, duket se këto përpjekje kanë dështuar për shkak të sulmit në Ukrainë dhe brutalitetit të saj”.

Kryeministri i Greqisë, Kiriakis Mitsotakis

Në këtë letër ai ka shtuart edhe një pjesë të rezolutës që Parlamenti Evropian miratoi të martën për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Sipas meje, ne si Bashkim Evropian nuk duhet ta humbim ‘momentumin’ për të kompletuar unitetin me njohje reciproke të secilit shtet evropian. Për këtë arsye, me zemër ju inkurajoj të vendosni pozitivisht për njohjen e Republikës së Kosovës nga Greqia”.

“Tani është koha! Sa më shpejt që të ndodhë njohja nga shtetet e mbetura anëtare, aq më mirë për unitetin tonë dhe fuqinë në këto kohëra të vështira të luftës dhe kërcënimeve”, ka thënë në letrën e tij Mandl.

Letra i është dërguar edhe krerëve evropianë, përfshirë përfshirë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Më 16 shkurt, kryeministri i Greqisë, Kiriakis Mitsotakis, ka deklaruar se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrim për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Nuk kemi parë progres muajve të fundit dhe e di se Aleksandri është i përkushtuar për t’i vazhduar negociatat, për të zgjidhur këtë problem në mënyrën e duhur. Ne duam që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, që do të ishte në interes të të dyja palëve dhe që do të krijonte atmosferë më të favorshme bashkëpunimi në Ballkan”, kishte deklaruar Mitsotakis në konferencë për media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore