Lajme

Estonia ndalon lëshimin e vizave dhe lejeve të qëndrimit për studentët rusë


Estonia njoftoi të enjten se nuk do të lëshojë më viza apo leje qëndrimi për qytetarët rusë që duan të studiojë atje.

Qeveria estoneze shtoi se pushtimi i Ukrainës po kërcënon sigurinë kombëtare.

Urdhri i Ministrisë së Jashtme i jep fund gjithashtu praktikës së dhënies së të drejtës për punë afatshkurtër për rusët ose qytetarët e Bjellorusisë aleate që kishin siguruar vizë nga një shtet tjetër i Bashkimit Evropian.

“Vazhdimi i sanksioneve kundër Rusisë është thelbësor për të siguruar presion të pamëshirshëm ndaj vendit”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm, Urmas Reinsalu.

Estonia, së bashku me shtetet baltike të Letonisë dhe Lituanisë, fituan pavarësinë nga pesë dekada të sundimit sovjetik në vitin 1991 dhe kanë qenë ndër kritikët më të ashpër të pushtimit rus të Ukrainës.

Muajin e kaluar Estonia protestoi dy herë ndaj Rusisë në më pak se dy javë për veprimet dhe deklaratat e Moskës.

Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special” për të çarmatosur Ukrainën dhe për ta mbrojtur atë nga fashistët.

Kievi dhe mbështetësit e tij perëndimorë thonë se ky është një pretekst i rremë për të zhvilluar një luftë të paprovokuar agresioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore