Lajme

“Eskalon debati mes deputetëve të LDK-së e VV-së në Kuvend”


Kuvendi i Kosovës

Për pak sa nuk ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës përderisa aty po votoheshin marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto të fundit për t’u miratuar duhet votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

LDK votoi pro marrëveshjeve, përveç njërës në fillim për kredinë për skemat pensionale. E kjo shkaktoi reagimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili me anë të një postimi në Facebook tha se LDK bëri histori duke rrëzuar për herë të parë një marrëveshje ndërkombëtare.

“LDK sapo bëri histori në Kuvend!”

“Është hera e parë që një marrëveshje financiare ndërkombëtare rrëzohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ministi Murati në llogargarinë e tij në Facebook.

“Në të kaluarën, ka pasur raste kur marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar duke mos marrë kuorumin e nevojshëm prej 80 votave, gjë që ka nënkuptuar se janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen kështu si bëri LDK sot”.

“Por ja që LDK votoi kundër, dhe e rrëzoi”, ka shtuar më tej Murati.

“Marrëveshja e nënshkruar me Bankën Botërore kishte për synim reformimin e skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë, që është aq e nevojshme sidomos në këto kohë”.

“Po ashtu, projekti kishte synim ndërtimin dhe  integrimin e sistemeve që këto familje të mbështeteshin drejt integrimit në tregun e punës, ashtu që mbështetja sociale të ishte e përkohshme, dhe të shërbente si fazë kalimtare deri në punësimin e tyre”.

“Nga kjo marrëveshje do të përfitonin dhjetëra mijëra familje”, ka përfunduar ai.

Pasi pa këtë status, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh i indinjuar duke thënë se LDK nuk do të marrë pjesë më në votime.

Pas fjalimit të Gashit, ndërhyri deputeti i VV-së, Dimal Basha, i cili i bëri thirrje LDK-së që të votojë edhe kundër marrëveshjeve me amerikanët.

Në momentin e replikës së Arben Gashit ndaj Dimal Bashës, ky i fundit u ndal tek karrigja e deputetit të LDK-së duke i thënë të mos flas.

E kjo shkaktoi nervozizëm tek LDK.

“Baju. Bajuuu”.

“Marrëveshjet ndërkombëtare për marrjen e kredive për një projekt-pilot ne e arsyetuam kundër”.

“Sepse ideologjikisht dhe teknikisht vlerësojmë se është në dëm të interesit të Kosovës. Marrëveshjet tjera i votuam për. Ju doni mu sjell me këtë gjuhë në Kuvend, kjo nuk krijon momentum bashkëpunimi”, tha ai.

S’miratohet marrëveshja për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale”

Nuk është miratuar marrëveshja e marrëveshjes së financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë.

Për këtë marrëveshje 75 deputetë kanë votuar për dhe 8 kundër.

“Me 75 vota për dhe 8 kundër dhe asnjë absnetim, konstatoj se Kuvendi nuk e miraton këtë marrëveshje”, u shpreh kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndryshe, për marrëveshjen në fjalë, votuan gjithsej 83 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E njëjta u konsiderua e nevojshme nga Qeveria Kurti dhe u përkrah edhe nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, mirëpo u kundërshtua nga LDK-ja.

Hekuran Murati, Ministër i Financave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera totale e marrjes së kredisë për reformë është 47 milionë euro.

“Vlera totale e projektit prite të kap shumën deri në 47 milionë euro dhe do t’i mundësojë Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetin e asistencës sociale. Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejtë familjeve në nevojë”.

“Si dhe avancimin e integruar të familjeve me asistencë sociale në mënyrë që të krijohen mundësia që të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale, në raste të ngjashme sikur kishim tash në krizën e pandemisë”, tha ai.

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se ky projektligj ka interes edhe programor, por edhe avancim të shanseve të barabarta për barazinë sociale.

“Ne si grup parlamentar e mbështesim këtë projektligj për arsye se ky projektligj tenton të përmirësojë barazinë dhe rrjetin e sigurisë sociale. Disa prej kompontentave që i ka ky projektligj janë me interes programor dhe avancimin e shanseve të barabarta, por edhe të njëjtën kohë barazi sociale”, deklaroi ai.

Mbështetje ofroi edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Mërgim Lushtaku.

“E shohim të nevojshme të këtë një mbështetje, megjithëse ka mundësi që të ardhmen të ketë përmirësime që i kemi kërkuar edhe në Komisionin për buxhet, punë dhe transfere”, tha ai.

Megjithëse i dha përkrahje këtij projektligji, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi detaje për marrëveshjen dhe qëllimin e reformës.

“Në krejt këtë proces ajo që ne si grup parlamentar e kemi rendësi është që skemat sociale për shtetin e Kosovës është barra më e madhe në raport me harxhimin dhe efektin që duhet të analizojmë. Nëse flasim për reformë, pyetja shtrohet se cili është synimi parësor i saj? A është zgjerimi i skemës sociale, a është të ngushtohet, a do të ketë një riorganizim të atyre që janë të skemë sociale”, shtoi ai.

Por, kundërshti ndaj marrjes së kësaj kredie shprehu deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që të merren kredi për pagesa të skemave sociale.

“Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndoshta prej viti 2008 e këndej nuk ka ndodhur që qeveria të marrë kredi për të paguar pagat ose skemat e ndryshme sociale dhe pensione”.

“Në fund të fundit çfarë shteti jemi ne që me të hyrat që mbledhim të paguajmë skemat sociale edhe shpenzimet elementare në shëndetësi, arsim dhe pagat që të funksionojë një shtet normal. Nëse e sheh historinë edhe përvojën e vendeve të tjera vetëm Palestina, Sahara Perëndimor, pra vetëm disa prej vendeve që kanë vështirësi konsolidimin e institucioneve të tyre marrin kredi të tilla. Por jo vende siç është Kosova”, tha ai.

Avdullah Hoti, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që të merret kredi për t’i financuar skemat sociale e pensionale në një situatë normale.

Hoti këtë deklaratë e bëri në Kuvend, pasi ministri Murati prezantoi një marrëveshje ndërkombëtare për kredi nga Banka Botërore në vlerë 47 milionë euro për skemat sociale, transmeton Telegrafi.

“Që të rishikohen skemat pajtohemi sepse ka qytetarë që plotësojnë kushtet dhe s’marrin dhe anasjelltas. Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ndoshta prej vitit 2008 e këndej që shteti i Kosovës të marrë kredi për të paguar skemat sociale ose paga. Në fund të fundit çfarë shtetit jemi nëse nuk arrijmë që me të hyrat që kemi të paguajmë skemat sociale e pensionale”, ka pohuar Hoti.

Hoti shtoi tutje se është e pakuptimtë të merret kredia pas buxhetit të miratuar.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë siguruar që gjatë marrëveshjes me Bankën Botërore pjesa më e madhe e mjeteve të shkojnë në xhepat e qytetarëve.

“Ne si Ministri e Financave kemi nënshkruar marrëveshjen e financimit për projektin e reformimit të sistemit të ndihmës sociale me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore. Vlera totale kap shifrën e 47 milionë eurove dhe do t’i mundësojë qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetit e sistemit të asistencës sociale ku përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejt familjeve në nevojë si dhe avansimin e sistemeve të integruara sociale në mënyrë që të krijohet mundësia që në të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale në raport me nevojat e qytetarëve”.

“Jemi siguruar që gjatë negocimit të sigurojmë kushte sa më të mira që sa më shumë mjete të shkojnë në xhepat e qytetarëve, asistenca teknike është e kufizuar”, u shpreh Murati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore