Lajme

Escobar në Kroaci – “Problemi në Bosnje nuk është etnik, por korrupsioni sistematik”


i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

“Që të jem i sinqertë me ju, problemi në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është problem etnik, por korrupsioni sistematik dhe mungesa e thatë e kredibilitetit të aktorëve politikë, gjë që afekton aftësinë e institucioneve shtetërore për të funksionuar siç do të duhej të funksionin”.

Kështu u shpreh i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Zagreb, ku mori pjesë në Karta ShBA-Adriatik.

Sipas Escobar, “gjëra për t’u shqetësuar” janë më shumë “vështirësitë ekonomike dhe demografike”, se sa “çështjet etnike”.

Ndryshe nga siç e shohin politikanët evropianë (p.sh Socialdemokratët gjermanë, që edhe do të formojnë qeverinë gjermane) BeH-në, në zhbërjen e kritereve etnike, i dërguari amerikan, thotë se “struktura tri-konstituentëshe e popujve mbetet baza e politikës amerikane në BeH”.

“Konsensusi politik mund të arrihet përmes reformave të kufizuara, e jo duke e ndryshuar strukturën e Dejtonit”, ka thënë ai për agjensinë e lajmeve kroate “Hina”.

Ai thotë se “ndryshimi i ligjit zgjedhor, për të cilën po punon ShBA, ka për qëllim që të jetë e kënaqshme për tre popujt”.

“Duhet të kemi një popull kroat vibrant dhe politikisht aktiv në BeH. Pa këtë nuk funksionon as Dejtoni”.

Presioni mbi politikanët e BeH-së, thotë Gabriel Escobar, “duhet të bëhet nga poshtë, nga rezidentët, jo nga lartë”.

Presioni edhe mund të arrihet përmes sanksioneve, thotë Escobar, “por nuk dua të flas për to, sepse as nuk dua që rajoni të krijojë përshtypjen se ShBA është angazhuar këtu vetëm përmes sanksionimeve”.

“Sanksionet ekzistojnë, por nuk do të jenë të shënjestruara ndaj Republika Srprska-s, Federatës, ose qytetarëve të saj, por ndaj individëve të korruptuar”.

Ai bëri të qartë se “Millorad Dodik shkaktoi krizë në BeH, duke u munduar ta fshehë korrupsionin e tij”.

“Dodik nuk është i vetmi në këtë gjë, por qartazi ka theksin më të madh”.

Ndërsa për Serbinë, Escobar cilësoi se “Serbia, sa i përket koherencës së politikës së jashtme, asnjëherë s’ka qenë më mirë se në këtë vit”.

“Serbia në 2/3 e saj është në linjë me BE-në”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore