Lajme

Escobar e Lajçak arrijnë në qeveri, pritet të nis takimi me Kurtin


Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Foto: EkonomiaOnline.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë arritur tek Qeveria e Kosovës për të zhvilluar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak dhe Escobar janë parë tek Qeveria e Kosovës por nuk janë pritur nga kryeministri Kurti.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Foto: Ekonomia Online.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Foto: Ekonomia Online.

Edhe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Osmani është takuar edhe të martën me të dërguarin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, kishte shkruar Osmani në Facebook.

Sipas saj, institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe “çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”.

“Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, kishte shtuar Osmani.

Albanian Post, ka arritur të nxjerr disa fjali nga ajo çfarë fliste Escobar me Osmanin, para se të dilnin kamerat jashtë e të shtrohej biseda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore