Kosova

Escobar e fton në takim, a do të pranojë Abdixhiku ta takojë jashtë selisë së LDK-së?


Lumir Abdixhiku

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, erdhi në Kosovë dhe ftoi partitë politike të takohen në një nga sallat e parlamentit të Kosovës, por kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, refuzojë ftesën dhe i kërkoi Begajt që takimin ta realizojnë në selinë e partisë.

Begaj, duke ndjekur protokollin, nuk shkoi në parti veç e veç, prandaj edhe nuk shkoi as te selia e LDK-së, por u takua me ata që e pritën në Kuvend.

Refuzimi i Abdixhikut për ta takur jashtë zyrës presidentin shqiptar, që po realizonte vizitën e tij të parë jashtë shtetit, u bë çështje debati në Kosovë.

Duhej, apo jo, Abdixhiku të dilte nga zyra për ta nderuar me një takim Begajn?

Arsyetimi i LDK-së ishte se paraprakët e Begajt, presidentë e kryeministra, të gjithë i kanë shkuar në zyrë LDK-së – pse të mos e bëjë edhe Begaj?

“Nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë”, pati thënë zëdhënësja e LDK-së për Albanian Post, Sibel Halimi, ndonëse shprehte keqardhje për mos-realizimin e takimit.

Si kundër argument për sjelljen e Abdixhikut, atij iu publikua një foto me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilit i kishte shkuar në takim në një nga hotelet e Prishtinës.

Gjendur para këtij fakti, nga LDK thanë se arsyeje e vizitës në hotel ishte një lajmërim paraprak nga ekipi i presidentit malazez se është në pyetje një çështje e sigurisë, prandaj duhet atje.

Milo Gjukanoviç dhe Lumir Abdixhiku ne takim

“Një kërkesë e tillë këtë herë nuk ka ardhur nga Presidenca shqiptare”, thanë nga LDK duke provuar kështu që krahasimi nuk qëndron.

Tani, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka ftuar partitë opozitare për një drekë punë në rezidencën e Ambasadorit amerikan në Kosovë, dhe siç kanë njoftuar nga LDK-ja, Abdixhiku do të marrë pjesë në këtë takim.

Nuk është bërë e ditur nëse Escobar ka pasur çështje të sigurisë si Gjukanoviç, apo përse Abdixhku nuk i kërkoi ta vizitojë në zyrë të partisë, njëjtë siç ia kërkoi Begajt.

Escobar takon opozitën në Kosovë, “për drekë pune”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore