Sport

Erza Muminoviq, medaliste e bronztë e Evropës për U-21


Xhudistja që përfaqëson Kosovën, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që po mbahet në Luksemburg.

Erza fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në luftën për të bronztën mundi me ippon italianen, Federica Silveri, përmes repesazhit. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje.

Ndërsa xhudistja tjetër nga Kosova, Fatjona Kasapi u ndalë në luftën e parë, kategoria -57 kg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore