Sport

Eroll Salihu tërhiqet nga posti i sekretarit të FFK


Komiteti ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me futbollin kosovar.

Mbi të gjitha, në mbledhje është folur edhe për sekretarin e përgjithshëm të FFK, Eroll Salihun.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e FFK, se ai nuk është më sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës pasi i kërkoi komitetit ekzekutiv ta lirojnë nga detyra.

“Ndërkaq, me kërkesën e veçantë të Sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor. Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, kanë shkruar FFK në faqen e tyre zyrtare.

Kujtojmë se Salihu ishte po ashtu pjesë e ekipit, që e ndihmoi Kosovën të futet në FIFA e UEFA.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore