Shqipëria

Ermonela Jaho pjesë e ‘Musique en Fete’ në Francë


Ermonela Jaho soprahnoja me famë botërore do të marrë pjesë në spekatalin Musiques në Francë, me rastin e 10 vjetorit të spektaklit.

Premiera është këtë të premte dhe do të transmetohet në kanalin televiziv francez, France 3.

Me lehtësimin e disa masave, arti i është rikthyer veprimtarisë së tij dhe së fundmi sopranoja Jaho ka qenë në Spanjë e Gjermani me shfaqjet e saj.

“Musique en Fete” ofron një mbrëmje muzikore të drejt për drejtë me artistë ndërkombëtarë.

Edicioni i 10-të prezantohet nga Cyril Feraud dhe Judith Chaine duke mbledhur së bashku trupën e artistëve që interpretojnë ariet më të mëdha të operës, operetës, muzikalit dhe muzikës tradicionale dhe franceze dirigjuar nga Luciano Acocella dhe Didier Benetti.

Koncerti përfshin repertorë të Verdit, Donizetti apo Bellini që do të transmetohen në zemër të teatrit të famshëm antik D’Orange.

Ermonela Jaho filloi ta mësojë këngën në moshën 6 vjeçare. Pas diplomimit nga Liceu Artistik Jordan Misja, në Tiranë në 1992, ajo studion në Akademine e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës.

Më pas, ajo ndjek studime muzikore ne Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore