Sport

Ermal Krasniqi fiton çmimin “Ylli i Javës”


Sulmuesi i Ballkanit, Ermal Krasniqi, është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Krasniqi ishte më meritori që skuadra e tij e mposhti në udhëtim Ballkanin me rezultat 0:3, duke shënuar dy gola.

Pas marrjes së këtij çmimi për herë të dytë në këtë edicion, Ermal Krasniqi , foli për faqen zyrtare të FFK-së.

“Si çdo herë është kënaqësi të zgjedhësh më i miri i javës. Ndjenjë e mirë që u riktheva prapë gjatë këtij edicioni për ta marrë këtë shpërblim”, tha Krasniqi.

“Jam i lumtur për sukseset e klubit dhe për faktin që arrij ta ndihmoj skuadrën nga ndeshja në ndeshje në arritjen e objektivave të saj”, shtoi ai.

“Ballkani edhe në këtë edicion po tregon seriozitet dhe jemi në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin kampion. Falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë stafin, pasi bashkërisht po bëjmë një punë të mrekullueshme”, ka theksuar Krasniqi.

Kujtojmë që vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Zeqir Hasi, Fatmir Mehmeti dhe Florim Homolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore