Jetesë & Stil

Ermal Fejzullahu: Kur ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti


Këngëtari i famshëm kosovar, Ermal Fejzullahu, i cili njihet si personazh i hapur në raport me fansat e tij, ka shkruar një kunjë pikante për politikanët.

Ermali ka publikuar disa storie në instagramin e tij zyrtar në të cilat ai u përgjigj në pyetjet e ndjekësve të tij.

Kur një nga fansat e tij e pyeti se pse nuk po organizohen protesta për t’i lejuar këngëtarët të performojnë, pasi që gjatë zgjedhjeve “virusi nuk ekzistoi”, këngëtari dha një përgjigje me “spec”.

“Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti” është përgjigjja e prerë shkruar nga Fejzullahu, drejtuar në njëfarë forme politikanëve.

Tema e mos respektimit të distancës është elaboruar edhe nga Albanian Post, ku janë publikuar edhe imazhe të cilat tregojnë qartë realitetin.

Motoja “Maskë dhe distancë”, ka qenë këshillë e pothuajse çdo politikani që kur virusi COVID-19 u fut në Republikën e Kosovës.

Por mbajtja e distancës nuk u respektua pothuajse gjatë tërë fushatës para zgjedhore të partive politike, ku tubimet e tyre thyen çdo rregull distance duke grumbulluar numër enorm të njerëzve.

Ndryshe, edhe Labinot Tahiri është ndër këngëtarët të cilët kanë reaguar në lidhje me këtë dukuri.

Ditë më parë ai ka “shpërthyer” në media sociale duke shkruar:

“Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazanë të thonë ‘virusi virusi’, se kishte virus edhe në fushatë”.

Tutje këngëtari shtoi: “Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore