Sport

Erjon Kastrati, Ambasador i FBK-së në programin FIBA SWISH+


Basketbollisti i KB Golden Eagle Ylli dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Erjon Kastrati do të jetë Ambasador i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në programin FIBA SWISH +.

SWISH + është Program i Edukimit për Integritet të “FIBA Europe” dhe realizohet në partneritet me Sportradar.

SWISH+ është një program i krijuar qëllimisht me synim edukimin e pjesëmarrësve të përzgjedhur mbi temat kryesore të integritetit në basketboll dhe edukimin për integritet në përgjithësi.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Munich më 20 e 21 Qershor, pjesëmarrësit do të trajnohen nga specialistë të integritetit të sportit dhe edukimit për t’i pajisur ata me aftësitë, njohuritë dhe besimin, në mënyrë që kur të kthehen në vendet e tyre këta Ambasadorë t’i edukojnë brezat e rinj për integritet në sport.

Misioni i programit SWISH+ është të qëndrojë brenda kufirit të integritetit dhe të krijojë një mënyrë të shkallëzuar për të ofruar edukim për integritetin për një gamë të gjerë audiencash.

Pjesëmarrësit e SWISH+ janë lojtarë (aktual ose të mëparshëm), persona të përshtatshëm që janë emëruar nga Federatat e tyre Kombëtare në bazë të profilit të integritetit të tyre. Programi do të përfshijë dy Punëtori të plota në person.

Ligjëruesit me cilësi të larta kanë planifikuar, krijuar dhe do të ofrojnë një program angazhues dhe interaktiv të të mësuarit.

Në ditën e parë, pjesëmarrësit do të mësojnë se çfarë do të thotë integriteti sportiv dhe çështjet kryesore që dalin nga integriteti.

Në ditën dytë, pjesëmarrësit do të trajnohen mbi teknikat dhe strategjitë që duhen përdorur gjatë edukimit nga ana e tyre për brezat e rinj në vendet e tyre.

Në fund të programit, pjesëmarrësit do të bëjnë një vlerësim të shkurtër për të vërtetuar mësimin dhe vullnetin e tyre dhe do të pajisen me një certifikatë të përfundimit me sukses të programit.

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësve do t’u jepet përmbajtja arsimore që ata pritet më pas ta ndajnë këtë njohuri me basketbollistët/et e reja në vendet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore