Sport

Erik Lamela, maestro i golit më të bukur të 2021-ës


Erik Lamela ka fituar çmimin e golit më të bukur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘The Best’ nga FIFA.

Çmimi Puskas jepet për golin më të bukur të vitit, dhe zgjidhet nga fansat të cilët votojnë.

Puskas, çmim ky i emëruar pas legjendës hungareze, Ferenc, këtë vit ka shkuar te Erik Lamela.

Argjentinasi i Tottenham-it ka marrë më shumë vota nga tifozët dhe është zgjedhur si “maestro” i golit më të bukur.

Këtë çmim, Lamela e ka marrë falë golit me stil rabona përballë Arsenal-it, që shënoi sezonin që lam pas.

Përveç çmimit për golin më të bukur, sonte në “The Best” do dhurohen edhe shumë tjera prestigjioze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore