Sport

Eric Garcia te Barcelona, e konfirmon Guardiola


Futbollisti i akademisë së Barcelona-s, duket se do kthehet në shtëpinë e vet.

Zërat që kanë qarkulluar kohëve të fundit se mbrojtësi i Manchester City-t është në radarin e katalunasve, i ka konfirmuar edhe Pep Guardiola.

“Do të luaj për Barcelona-n besoj.” U shpreh Guardiola.

“Barcelona nuk transferon futbollist mesatar, ata transferojnë vetëm lojtar të nivelit më të lartë.”

Kontrat e Eric Garcia-s skadon në qershor të këtij viti.

Spanjolli ka mbetur nën hijen e dyshes Stones – Dias dhe nuk po ka shumë minuta këtë sezon.

Kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet që Garcia ka menduar largimin nga Anglia.

Një transferim te Barcelona, do të thotë që spanjolli rikthehet ne Kataluni pas katër viteve në ishull.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore