Futboll

Eric Dier: shpërndajeni hirin tim mbi stadiumin Hotspur


Një dëshirë disi e pazakontë por plot shpresë dhe pasion – Eric Dier, mesfushori difensiv i Tottenham Hotspur, ka deklaruar se dëshiron t’i digjet trupi dhe t’i shpërndahet hiri mbi stadiumin e Hotspur-ëve.

Fillesat e karrierës së vet, Dier i ka kaluar të Sporting-ut i Portugalisë dhe Everton i Britanisë. Por dashuria e tij mbetet te klubi aktual i Tottenham, siç edhe qartësisht duket.

Mesfushori iu bashkua ekipit të Anglisë Veriore në 2014 për 4 milionë pound dhe ka përfaqësuar Tottenham-in në 271 takime në të gjitha kampionatet.

I pyetur për revistën “Evening Standard’s ES” këtë javë nëse e ka menduar ndonjëherë se ku do të varroset pas vdekjes, 27-vjeçari u përgjigj: “Do të lija amanet të ma shpërndanin hirin mbi stadiumin Tottenham Hotspur”.

Spurs-at u zhvendosën nga White Hart Lane në stadiumin e ri në prill të 2019-ës. Stadiumi u inaugurua me lojën kundër Crystal palacë. Kështu pasi kanë luajtur për afërsisht dy vjet në stadiumin Wembley.

Në fakt, është aseti më i ri ndërtimor i Mbretërisë së Bashkuar. Arena e Spurs-ave ka një kapacitet maksimal prej 62 mijë e 850 vendesh; shifër që e rendit të tretin pas Old Trafford-it të Manchester United me 74 mijë e 879 vende dhe të parit në listë, Wembley-t, me 90 mijë vende.

Rënia vertikale e ekonomisë botërore, ka ndikuar në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe në sport. Konkretisht, si çdo ambjent ku luhen sportet, edhe stadiumet e futbollit kanë pësuar një rënie të madhe ekonomike.

Ndërtimi i stadiumit të Spurs-ave ka kushtuar rreth 1 miliardë pound dhe humbjet e grumbulluara gjatë vitit të fundit, përfshirë këtu edhe pezullimin gjatë pikut të pandemisë Covid-19, nuk ka gjasë ta shohi klubin të shlyej humbjet financiare.

Jo vetëm kaq por, edhe nëse Jose Mourinho, trajneri i Tottnham-it, vendos të kryejë ndonjë transfertë cilësore (për aq kohë sa mbetet i kontraktuar me ta), me siguri do ta ndjejë ngushtimin e kufirit të dritares së shit-blerjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore