Muzikë

Eric Clapton ende i frustruar me vaksinimin


Eric Clapton

Në atë që tingëllon si “breshëri ndaj vaksinimeve kundër COVID-19”, siç e quan edhe revista prestigjoze “Rolling Stone”, këngëtari dhe kitaristi i famshëm anglez, Eric Clapton, duket se ka inçzuar një këngë mjaft befausese.

Kënga e tij “This Has Gotta Stop” publikuar së fundmi, duket se përmban disa referenca për komplikimet mjekësore që Clapton thotë ti ketë pasur pas marrjes së vaksinës AstraZeneca herët gjatë vitit, ku edhe ishte shprehur se kishte pasur “rezultate të tmerrshme”.

“Duart dhe këmbët m’u ngrinë, m’u mpinë, e mu dogjën” kishte thënë ai atëherë.

Ndërsa në këngën e re “This Has Gotta Stop” thotë “E dija që dishka s’shkonte mirë, Kur nis e shtron ligjin, nuk i lëviz dot duart, dhe thehem krejt në djersë, dua të qaj, se s’mundem më”.

Kurse në refren thotë “Kjo duhet të ndalojë, mjaftë është mjaft, s’mund ta duroj këtë BS (Gjepura) më”.

E shkruar nga Clapton, kënga ka bateristin Sonny Emery dhe basistin e vjetër të Clapton Nathan East, dhe voaklisten e dytë Sharon White, dhe u prodhua nga Simon Climie, një pjesë tjetër e ekipit të Clapton. Zëdhënës i Clapton tha se nuk kishte plane për momentin që të bënte një album i plotë.

Videoja përfshin imazhe të njerëzve të kthyer në marioneta ose që shikojnë stilin zombie në telefonat e tyre; politikanë ose zyrtarë qeveritarë që i drejtohen turmave; dhe të tjerë që mbajnë pankarta që thonë “Liri” dhe “Mjaft është Mjaft”.

Videoja gjithashtu përfshin një ilustrim të “Jam for Freedom”, grupi i interpretuesve të rrugëve kundër bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar që Clapton mbështet, si dhe imazhe të një bote të ndezur nga katastrofa mjedisore.

Kitaristi i “Queen”, Brian May, i është bashkuar kritikëve të qëndrimit të Eric Clapton-in se nuk do të performonte në koncerte ku kërkohet dëshmia e vaksinimit.

“Unë e dua Eric Clapton-in, është hero i imi, por ai dallon prej meje në shumë mënyra. Ai është një person që mendon se është MIRË! të gjuash kafshët për argëtim, kështu që kemi mospajtimet tona, por s’do të ndaloja së respektuari atë”, ka thënë May për “The Independent”.

“Njerëz anti-vaksinë, ju jeni të lajthirtur. Ka shumë dëshmi që vaksina ndihmon dhe se në përgjithësi kanë qenë të sigurta. Gjithmonë ka efekte anësore nga çfarëdo droge që merr, por të silleni poshtë-përpjetë e të thoni se vaksina është komplot për t’ju vrarë, më vjen keq, por s’mund të mos e marr si çmenduri”.

Kitaristi dhe muzikanti i madh anglez, Eric Clapton, kishte lëshuar muaj më parë një deklaratë kundërthënëse pasi Kryeminstri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se në koncerte dhe klube të natës do të kërkohet dëshmia e vaksinimit.

Ai tha se “pas deklaratës së kryeministrit të hënën e 19 korrikut ndjehem që më preket nderi e të bëj një deklaratë timen. Dua t’ju them se s’do të performoj në asnjë skenë ku bëhet një diskriminim i tillë. Nëse s’bëhet paraprakisht një provizion që të gjithë njerëzit të marrin pjesë, kam të drejtën që ta anuloj koncertin”.

Ky mesazh u shoqërua me linkun e një kënge anti-lockdown mes Clapton-it dhe Van Morrison, të titulluar “Stand and Deliver”.

Koncertet e planifikuara të Clapton-it në Mbretërinë e Bashkuar janë në maj të vitit 2022, siç shkruhen në dy librat e “Royal Albert Hall” në Londër. Kurse në shtator në “Amerikën Veriore” pritet të ketë një seri performancash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore