Rajoni

Erdogan, thirrje qytetarëve të shesin arin pёr tё përballuar rënien e lirёs


Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan, mban një fjalim për mbështetësit e tij brenda stasiumit tё Ankarasё, nё njё tubim me mijëra njerёz, pavarёsisht rritjes sё rasteve tё coronavirusit, 24 mars 2021

Presidenti i Turqisё, Recep Tayyip Erdogan, nё kongresin e partisё sё tij, u bёri thirrje qytetarёve tё shesin monedhat e huaja dhe arin pёr tё ndaluar kolapsin e papritur tё lirёs turke.

“Unë u kërkoj qytetarëve të mi të investojnë arin dhe monedhat e tyre të huaja në institucione të ndryshme financiare dhe t’i sjellin në ekonomi dhe prodhim”, tha Erdogan-i.

Presidenti u kërkoi qytetarëve dhe bizneseve të investojnë në lira, pasi monedha humbi pothuajse 20% të vlerës së saj të hënën vetëm një orë pasi u hapën tregjet.

Para ngjarjes nё fjalё, Erdogan mori disa vendime të diskutueshme politike dhe ekonomike, duke përfshirë tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit, shkarkimin e guvernatorit të Bankës Qendrore, heqjen e statusit parlamentar të një deputeti të opozitës së lartë dhe mbylljen e çështjes së partisё pro-kurde, Partia Demokratike e Popullit (HDP).

Erdogan gjithashtu u zotua të rrisë numrin e miqve të vendit, përveç angazhimit tё saj me Moskёn.

Politikat e saj tё jashtme agresive nё Lindjen e Mesme, flitet tё kenё prishur miqёsitё e saj me aleatёt nё Perёndim.

Imazhi i vendit ёshtё prekur nga rakordet e shkeljeve tё demokracisё dhe tё tё drejtave tё njeriut, transmeton Balkan Insight.

Kongresi i partisë, i mbushur me njerëz të Erdogan-it, u kritikua nga ekspertët e shëndetit për shkak të neglizhimit të masave pandemike të tilla, si mbajtja e maskave apo distancimi social.

Pjesëmarrës tё tubimit brenda stadiumit tё Ankarasё ishin 15 mijё njerёz, ndёrsa 10 mijё tё tjerё qёndronin jashtё tij.

Numri i rasteve dhe vdekjeve të Covid-19 u rrit në Turqi, pasi qeveria njoftoi një normalizim të masave shëndetësore më 1 mars.

Rastet ditore kishin rënë në disa mijëra, në fund të shkurtit, teksa më shumë se 26 mijё dhe 138 vdekje u regjistruan ditёn e martё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore