Shqipëria

Erdogani premton: Spitali i Fierit gati për 2 muaj


Gjatë konferencës së përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u diskutua për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit.

“Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit do të pajiset me të gjitha instrumentat mjekësore dhe stafin trajnues para zgjedhjeve të 25 prillit”, deklaroi Erdogan.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe homologu i saj, Dr.Fahrettin Koca, nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.

Kjo do të përfshijë sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji etj.

Gjithashtu do të marrin trajtim falas në Turqi 100 pacientë në vit nga Shqipëria.

Këtu përfshihen pacientë që kanë nevojë për trajtime të specializuara dhe për ndërhyrje të vështira.

Shqipëria dhe Turqia do të bashkëpunojnë për emergjenca, fatkeqësi natyrore dhe do të zhvillojnë projekte të përbashkëta në shëndetësi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore