Bota

Erdogan mbështet Ukrainën në krizën me Rusinë


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi të shtunën se, Turqia ishte e gatshme të mbështeste qëndrimin e Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, për ndërtimin ushtarak në kufi.

Gjatë takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Stamboll, Erdogan tha se kriza mund të zgjidhet “vetëm përmes dialogut”.

Presidenti turk u shpreh gjithashtu se mbështeste integritetin territorial të Ukrainës.

Sipas tij, bashkëpunimi midis industrisë së mbrojtjes turke dhe ukrainase, i cili përfshin prodhimin teknologjik të dronëve dhe korvetave detare, nuk përfshinte asnjë shtet nga vendet e treta.

Në përgjigje, Zelenskyy tha se qeveritë do të bashkëpunojnë kundër kërcënimeve në rajon.

Çfarë ka ndodhur në Ukrainën lindore?

Rusia ka vendosur dislokime përgjatë kufirit me Ukrainën, ku forcat qeveritare dhe separatistët të mbështetura nga Rusia, kanë luftuar që nga viti 2014. Deri më tani, janë vrarë më shumë se 14 mijë njerëz.

Konfliktet kanë qenë të ndezura, ku të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit, që hyri në fuqi në korrik.

Rusia ka paralajmëruar Ukrainën që të mos përpiqet për të rimarrë kontrollin e territorit që vëzhgohet nga separatistët. Qeveria e Ukrainës mohon se po përgatitet ta bëjë këtë.

Rritja e tensioneve ka shkaktuar alarm në SHBA dhe Evropë, ku qeveritë kanë frikë se Rusia po përgatitet të dërgojë forca ushtarake në Ukrainë.

Cili është qëndrimi i Rusisë ndaj krizës?

Sipas Kremlinit, të premten, presidenti rus, Vladimir Putin, i tha Erdoganit, me të cilin ai ka një marrëdhënie të ngushtë personale, se Ukraina “kohët e fundit kishte rifilluar provokimet e rrezikshme në vijën e kontaktit”.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Andrii Taran, tha të shtunën se, Rusia mund të rifillojë sulmin e armatosur kundër Ukrainës. Kjo vjen nga pretendimet se, të drejtat rusëve në Ukrainë, ishin duke u shkelur.

Por ai tha se një agresion i tillë mund të ndodhte “vetëm nëse merret vendimi i duhur politik në nivelin më të lartë, në Kremlin”.

Ku është Turqia në konfliktin Rusi-Ukrainë?

Turqia është anëtare e NATO-s, por Erdogan dhe Putin kanë kanë lidhur s numër marrëveshjesh energjetike dhe tregtare ndërsa përpiqen të përmirësojnë lidhjet dypalëshe.

Qeveria e Erdogan gjithashtu i shiti dronë Ukrainës në 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore