Lajme

Erdogan-Putin diskutojnë për Nagorno-Karabakh


Një telefonatë dypalëshe është zhvilluar të enjten e 18 shkurtit midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Objekti kryesor i bisedës kanë qenë çështjet rajonale, në veçanti, konflikti Nagorno-Karabakh.  Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria Turke e Komunikimeve.

Gjatë diskutimeve, kreu i shtetit Turk, i ka sugjeruar homologut të tij rus një takim midis ekspertëve të dy vendeve dhe autoriteteve në Azerbajxhan. Kjo, për të rivendosur një mënyrë më efikase transporti në pjesën e sipërme të Karabakh-ut. Gjithçka, sipas marrëveshjes së nënshkruar në 11 janar.

Nën ndërmjetësimin e Putin-it, u theksua zbatimi i armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që prej nëntorit 2020.

Gjatë konfliktit, ushtria azerbajxhanase çliroi disa qytete dhe mbi 300 vendbanime nga pushtimi armen. Kjo ndodhi në periudhën shtator-nëntor 2020. Ndërkohë marrëveshja me ndërmjetëse rusinë, u shënjua më 10 nëntor 2021, për pushimin e luftës.

18 shkurti, nga ana tjetër, shënon edhe 69 vjetorin e anëtarësisë së Turqisë në NATO. Në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Twitter, nënvizohet roli i Turqisë në aleancë.

“Në solidaritet me partnerët tanë, do të vazhdojmë të japim kontribute vendimtare për NATO-n. Ne jemi Nato”.

Në të njëjtën ditë, Turqia jep dy mesazhe kontradiktore. Njëri pro rus dhe tjetri pro perëndimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore