Bota

Erdogan i gatshëm për rritje bashkëpunimi me Libinë


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka treguar gatishmëri nga Ankaraja për rritjen e bashkëpunimit me Libinë, pas zgjedhjes së autoritetit të përkohshëm ekzekutiv nga Forumi i Dialogut Politik Libik (LPDF) i sponsorizuar nga OKB, mbajtur në Gjenevë.

Sipas njoftimit, nga presidenca turke, Erdogan ju ka uruar suksese, Mohammad Younes Menfi-t dhe Abdulhamid Dbeibeh-ut, të cilët janë zgjedhur si krerët i Këshillit Presidencial dhe Kryeministër.

“Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për unitetin politik, integritetin territorial, stabilitetin, paqen, sigurinë dhe prosperitetin në Libi dhe më tej, të forcojë bashkëpunimin e saj me Libinë në fazën e re”.

Presidenti turk qortoi deklaratat e homologut të tij francez Emmanuel Macron mbi tërheqjen e forcave turke nga Libia.

“Macron nuk e di akoma këtë punë. Duhet të kalojë shumë kohë që ai ta mësojë. Përpara se të thuash këtë për Turqinë duhet të dish që këtu ka ushtarë nga Çadi, Mali nga vende që janë vetë okupuar”.

Në fjalën e tij ai shtoi disa pyetje për Macron-in, ndërsa u shpreh se Turqia shkon në vende për paqe.

“Çfarë po bënin ata në Mali? Në Çad? Së pari Macron duhet të japë llogari për këto. ”

Ai ceku se në Libi ka shkuar me ftesën e tyre, për të siguruar unitetin dhe për të vendosur paqen.

Marrëdhëniet Turqi-Libi

Në qershor të vitit 2011 Turqia njohu si përfaqësues legjitim të Libisë, Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, i cili është i njohur nga Kombet e Bashkuara. Ajo përkrah Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, të përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha palëve dhe të udhëhequr nga Fayez al- Sarrazh.

Kjo qeveri është e formuar me iniciativën e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund strukturës së copëtuar. Katari është tjetër mbështetës, së bashku me Turqinë, i qeverisë së al-Sarazh-it.

Forcat e armatosura të udhëhequra nga Khalifa Haftar, komandant i Ushtrisë Kombëtare Libiane administrojnë pjesën lindore të Libisë. Ndërkaq zonat perëndimore dhe jugore administrohen nga grupet e armatosura të pavarura.

Qeveria e kryesuar nga gjenerali Haftar, nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, por ka mbështetjen e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara, Egjiptit dhe Francës.

Në janar të vitit 2020 trupat turke janë vendosur në Libi, pasi Parlamenti turk miratoi një veprim të tillë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se misioni i tyre do të jetë sigurimi i stabilitetit për Qeverinë në Tripoli, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Kjo qeveri po lufton një kryengritje të forcave rebele, të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, me bazë në lindje të Libisë.

Forcat rebele po bëjnë përpjekje të marrin kontrollin e Tripolit.

Turqia dhe Franca “në konflikt” për Libinë

Franca ka akuzuar Turqinë për një lojë të dyfishtë, me argumentin se Ankara-ja merr pjesë sistematikisht në kontrabandën dhe transportin e armëve për në Libi.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur një embargo armësh mbi Libinë që nga viti 2011. Qeveria turke ka pranuar të monitorojë embargon e armëve.

Sfondi i konfliktit është se Turqia, me miratimin e Shteteve të Bashkuara, po mbështet ushtarakisht kryeministrit libian Fayez al-Sarazh. Që atëherë pozicioni i tij është përmirësuar.

Franca, nga ana tjetër, është pozicionuar në krah të gjeneralit të qeverisë së vetëvendosur, e udhëhequr nga Chalifa Haftar i cili, nga ana tjetër, është i mbështetur me mercenarë dhe armë, nga Rusia.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore