Lajme

Epidemiologu kinez: Të zhvendoset në SHBA hetimi mbi origjinën e Covid-19


Zeng Guang, epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për tabloidin shtetëror “Global Times” tha se hetimi i origjinës Covid-19 duhet të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sipas Guang-ut, ata u treguan të ngathët për të testuar njerëzit në fazat e hershme të shpërthimit.

Epidemiologu shtoi të enjten e 17 qershorit se SHBA-të duhet të jenë përparësia në fazën tjetër të hetimeve mbi origjinën e Covid-19.

Sipas tij, “në një studim tregohet se virusi mund të ketë qarkulluar atje që nga dhjetori i 2019-ës”.

Ky studim, sipas medias shtetërore, është botuar këtë javë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-ve (NIH).

Në të tregohet se, të paktën shtatë persona, në pesë shtete të SHBA-ve ishin të infektuar me SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19.

Këto të dhëna ishin disa javë para se SHBA-të të raportonin rastet e para zyrtare.

Një studim i përbashkët i Organizatës Shëndetësore Kinë-Botërore (OBSH), i botuar në muajin mars, thotë se Covid-19 ka shumë të ngjarë ta ketë origjinën te tregtia e kafshëve të egra të vendit. Sipas tyre, virusi kaloi te njerëzit nga lakuriqët e natës si specie ndërmjetëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore