Stil

Enxhi Nasufi: Nuk kam tradhtuar, por më kanë tradhtuar shumë herë


Enxhi Nasufi ka folur pa doreza, e ftuar në emisionin e showbizz-it “Pikë”, në “Albanian Post”, i cili transmetohet çdo të mërkurë në platformën YouTube, ora 19:00.

Para kamerave, gjatë intervistës, këngëtarja ka pranuar se është tradhtuar nga partnerët e saj, ndonëse vetë “nuk kam tradhtuar”.

“Të gjithë ata që më njohin e dinë sesa besnike jam. Por më kanë tradhtuar sa herë të duash. Mjerë ata e lum unë!” ka thënë fillimisht ajo.

Nasufi, mes projekteve

Më tej, e pyetur nga moderatorja Adela Osmani, këngëtarja ka zbuluar se viti 2022 do të ketë në fokus muzikën.

Madje, ajo pranoi për herë të parë në “Pikë” se, për pak javë, vjen me një projekt të ri muzikor.

Ndërsa, për momentin, po shijon frytet e “Closer to you”, një këngë ritmike verore, të cilën e ka shkruar vetë Nasufi.

“Këngën e kam shkruar vetë dhe është ndër të preferuarat e mia. Por kjo këngë ka qenë e njohur prej kohësh në diskoteka e radio, por tani u publikua në ‘YouTube’ dhe rrjete të tjera”, përmbylli ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore