Lajme

Enis Banderas, shqiptari i festivalit të filmit në Cannes


Festivali i Cannes është tani grumbullimi më prestigjioz i filmit në botë, si dhe ngjarja e tij kulturore më e reklamuar gjerësisht.

Veprimtaria vjetore, e cila jep premierë dhe shfaq disa nga filmat më të diskutuar të vitit, prodhon një nga hapat më luksoz dhe të përsëritur në botë.

Është një spektakël mode në të njëjtin nivel me Oscars dhe Met Gala, dhe padyshim shumë më formal se festivalet e tjera të filmit si Venecia apo TIFF.

Të ftuar ishin yje të njohura në arenën ndërkombëtare. Dhe mes tyre, spikat dhe fotografi shqiptar Enis Banderas.

Me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ai rrëfen për Albanian Post “rrugëtimin” në këtë “mundësi”.

Për të, “ishte një ndër eksperiencat më të bukura dhe më me shumë adrenalinë”.

“Dua të them se jam shumë i lumtur sepse kam njohur shumë njerëz ne fushën e artit. Për mua do të thotë shumë pasi atje ke mundësinë të krijosh lidhje me shume producentë, artistë dhe shumë personazhe të tjera të famshëm”.

Ai ravijëzon se kjo është hera e parë e tij, që merr pjesë në këtë festival.

Sa i përket, filmave të shfaqur, Banderas veçon “Asteroid City”.

Ndër të tjera, fotografi është duke punuar në disa projekte të mëdha në Francë, ku po mendon të mbetet përgjithmonë.

Për veshjen e tij në Festivalin e Cannes është kujdesur Zlatko Jovanovski nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa, vizion real, ai ka të hyjë në botën kinematografike.

“Shpresoj që shumë shpejt të dal me filmin tim”, përshkruan ai planet për të ardhmen.

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, lindi pas përfundimit të luftës në vitin 1946.

Është një nga “Big Three” festivalet kryesore të filmit evropian, së bashku me Festivalin e Filmit në Venecia në Itali dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, në Gjermani.

Gjithashtu një nga “Big Five” festivalet më të mëdha ndërkombëtare të filmit, i cili përbëhet nga tre festivalet kryesore të filmit evropian, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto në Toronto, Kanada dhe Festivali i Filmit Sundance në Park City, Utah, Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore