Sport

Ëndrra Champions për West Ham-in dhe e shtuna në Premier League


Në nderë të funeralit të Princit Philip, sot çdo aktivitet sportiv e më gjërë do të ndalet në orën 16:00 (15:00 në Angli).

Si rezultat i kësaj, dhe gjysmëfinales së FA Cup, Chelsea – Manchester City, në Premier League sot luhen vetëm dy ndeshje.

Me fillim në orën 13:30, befasia dhe pretendentët për zonën Champions, West Ham, udhëtojnë për t’u përballur me të rrezikuarit për rrëzim në Championship, Newcastle.

Të udhëhequr nga njeriu i momentit, Lingard, West Ham kërkon një tjetër fitore për ëndrrën Champions.

Newcastle në anën tjetër, gjashtë pikë mbi Fulham-in, është e qetë, por ende jo e sigurt.

Vendasit kanë fituar tre takimet e fundit përballë West Ham, duke mos humbur asnjë.

Por, në këtë ndeshje skuadra e David Moyes vjen si favorit absolut.

Rice dhe Antonio mungojnë te çekanët, kurse Newscatle-it i mungojnë Fraser, Haydem, Lascelles dhe Schar.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet mes Wolves dhe skuadrës tanimë të rrëzuar nga kategoria, Sheffield United, në orën 21:15.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore