Lajme

Ëndrra amerikane e nazistëve


Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëbuan një ish roje që ka shërbyer në kampin e përqëndrimit nazist.

Dëbimi u pa si një triumf i drejtësisë. Prokurori i Përgjithëm, Monty Wilkinson, lavdëroi përpjekjet për zbatimin e ligjit, ndërsa pohoi se Amerika nuk është një strehë për “ata që morën pjesë në krimet naziste”.

Sipas gazetarit të çështjeve për refugjatët, Lev Golinkin, SHBA-ja ka qenë streha e sigurtë për të gjithë nazistët.

SHBA-ja luajti një rol vendimtar në mposhtjen e Gjermanisë naziste. Mbi 400 mijë amerikanë humbën jetën në luftën kundër Adolf Hitlerit.

Por ka edhe një anë të errët të kësaj historie, që filloi me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Amerika si strehë

Amerika ka qenë një strehë për mijëra nazistë dhe bashkëpunëtorë të tyre që shërbyen në kampe përqendrimi dhe skuadra vdekjeje.

Golinkin e con edhe më tej analizën e tij duke thënë se, “në disa raste ne i mirëpritëm dhe i mbrojtëm ata, i mbajtëm të sigurt nga drejtësia”.

Rasti i parë kur qeveria amerikane ka pranuar bashkëpunimin me nazistët është operacioni “Paperclip”, i cili mblodhi rreth vetes 120 shkencëtarë për të punuar për NASA-n.

Ata i mundësuan Amerikës zbarkimin në hënë. Wernher von Braun, shkencëtari nazist u nderua dhe u lavdërua nga mediat.

Këto shkencëtarë në laboratorët amerikanë i dhanë Hitlerit raketa, që ai i përdori për të sulmuar civilë në Londër e kudo.

Sipas historianit, Michel Neufeld, von Braun e përmendi praninë e tij në kampe, por nuk mori kurrë përgjegjësi.

Operacioni ‘Paperclip’ është shembulli i marrëveshjes me djallin. Këto shkencëtarë ishin nazistë, por SHBA-ja kishtë një garë hapësinore për të fituar.

Bust i Wernher von Braun
Bashkëpunëtorë të tjerë

Bashkëpunëtori tjetër ukrainas, Yaroslav Stetsko, nuk kishte aftësi në astrofizikë, por kishtë një aftësi për të organizuar takime me ‘kasapët’ e hebrenjve.

Më 30 qershor 1941, ndërsa Gjermania pushtoi Ukrainën, Stetsko mirëpriti nazistët, duke shpallur krijimin e një shteti ukrainas i cili “do të punonte ngushtë me Gjermaninë e Madhe Nacional-Socialiste nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit”.

Ndërsa kjo po ndodhte, anëtarët e Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas të Stetskos (OUN) po masakronin mijëra hebrenj në të gjithë Ukrainën.

Kazys Škirpa, i cili udhëhoqi Frontin Aktivist Lituanez, aleat nazist, luajti një rol kryesor në vrasjen e hebrenjve lituanezë.

Pas luftës, Škirpa u vendos në Shtetet e Bashkuara, duke punuar për Bibliotekën e Kongresit. E megjithatë nekrologjia e shkruar për të, e portretizoi si një viktimë të nazistëve.

Juozas Ambrazevičius Brazaitis, një tjetër bashkëpunëtor i cili nënshkroi urdhra që pranonin krijimin e kampit të parë të vrasjeve masive të Lituanisë, gjithashtu gjeti një shtëpi në Amerikë.

Dhe kështu bëri Ferdinand Ďurčanský, ministri i Jashtëm i regjimit aleat nazist i Sllovakisë, i cili dënoi 68 mijë hebrenj me vdekje.

Këta dhe mijëra autorë të tjerë të Holokaustit morën shumë më tepër sesa një strehë të sigurt. Ata patën një shans në ëndrrën amerikane.

Për 70 vitet e kaluara, ndërsa viktimat e tyre shtriheshin në gropa të privuara nga një varrim i duhur, ata u plakën dhe rritën familje, ndërtuan komunitete, kisha dhe shkolla.

Amerika ka memoriale për bashkëpunëtorët nazistë nga Serbia, Lituania, Bjellorusia, Ukraina, Franca dhe Bashkimi Sovjetik. Mund t’i gjeni në Illinois, New Jersey, New York.

“Ne jo vetëm që duhet të deportojmë ndonjë nazist që mbetet në mesin tonë, por të pranojmë arsyen që ata erdhën këtu së pari”, shkruan Golinkin në analizën e tij për rrjetin televiz, CNN.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore